Kendall Jenner, ka fituar vendin e parë si modelja më e paguar në botë. Sipas “Forbes”, të ardhurat e Jenner për këtë vit kanë kapur shifrën e 22 milionë dollarëve, të cilat kryesisht janë fituar nga marrëveshjet me Estee Lauder, La Perla dhe Adidas.
Jenner fiton para edhe nga linja e saj e veshjeve, që e ka me motrën e saj Kendall + Kylie, nga show-i televiziv që e ka me familjen e saj, si dhe fiton para edhe nga 85 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Gisele Bundschen renditet e dyta me të ardhura vjetore prej 17.5 milionë dollarëve, pasuar nga vendi i tretë në të cilën gjendet Chrissy Teigen me rreth 14 milionë dollarë të ardhura vjetore.