Read more
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një interpelance në Kuvend me deputetin e PD-së Klevis Balliu, bëri thirrje për kujdes në deklaratat dhe akuzat ndaj Policisë së Shtetit. Lamallari theksoi se, megjithëse ka problematika, nuk duhet përgjithësuar puna e uniformave blu.
Ministri nënvizoi se, sipas Komisioni Europian, Policia e Shtetit ndodhet në një fazë të thellë transformimi. Ai shtoi se raporti i vitit 2025 evidenton progres të qëndrueshëm të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.
Në fjalën e tij, Lamallari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me agjenci të tjera ligjzbatuese, duke e cilësuar këtë si një element kyç në luftën kundër krimit. Ai iu referua gjithashtu Indeksit Global të Krimit të Organizuar, sipas të cilit Shqipëria paraqitet me rezistencë dhe kapacitete në rritje përballë paligjshmërisë dhe krimit të organizuar.
“Duhet të jemi kujdesshëm me deklaratat dhe akuzat ndaj uniformës së policisë. Nuk do të thotë se nuk ka probleme, po ka probleme. Ka shkelje dhe abuzime, ka nga ata që e kanë tradhtuar uniformën. KE ka evidentuar qartë se policia e Shtetit ka hyrë në fazë të transformimit të thellë. Komisioni në 2025 citon; Shqipëria ka shënuar progres të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit. Në fund të ditës, ndarja e informacionit në kohë reale, me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka shumë rëndësi për ne. Indeksi global i krimit të organizuar, e paraqet Shqipërinë me rezistencë dhe kapacitete luftuese. Kapacitet janë në rritje dhe ka rezistencë ndaj paligjshmërisë, përballë krimit të organizuar. Porosia ime e parë e drejtuesit e agjencisë, ka qenë që të verifikohen të gjitha trupat e policisë, sidomos forca drejtuese. Janë 336 referime penale për shkelje brenda strukturave të policisë dhe agjencive të tjera. Kjo tregon se funksion agjencia. Kemi 444 punonjës të strukturave të referuar.”, tha ai.
gijotina.com/










