Gazetari Enkel Demi ka treguar mëngjesin e sotëm një ngjarje që i ka ndodhur në rrugë lidhur me vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim.
“Në fundjavë më kërcënonte një policë dhe vetë e mbante maskën në mjekër”, tha ai në “ABC e Mëngjesit”.
Më tej, ka shtuar me ironi: “Ai (polici) vetë bërtiste, kishte të drejtë”.
Kujtojmë se që prej ditës së enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa është aplikuar edhe gjoba.