Kë kërcënon Greqia? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë kërcënon Greqia?

13:52 | 17/10/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Ka qenë befasuese, e çuditshme dhe minimalisht e gabuar deklarata që Ministri i Jashtëm Grek, Kocias ka bërë për shtypin e Athinës javën që kaloi. Duke ju përgjigjur një pyetje për pretendimet shqiptare dhe “presionin” që Shqipëria po bën për çështjen çame ai është shpehur:

“Greqia ia kalon (Shqipërisë) në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Përtej të qenit një kërcënim i mirëfilltë dhe një deklaratë që në raportet mes dy vendeve thuajse nuk dëgjohet që nga fillimi i viteve ’90 – të, deklarata e Kociasit është edhe në konflikt të hapur pikërisht me atë që vetë Kocias pretendon. Pra “me të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”. Pak ditë më parë, Komisioneri Hahn duke ju përgjigjur një eurodeputeteje greke në Bruksel, është shprehur për problemet e mbetura pezull mes dy vendeve:  “Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame.”

Pra është pikërisht Europa ajo që sugjeron gjetjen e një zgjidhje mes dy vendeve dhe që e konsideron çështjen Came një problem real. Një çështje që për herë të parë që nga viti 1945 del nga raportet dy palëshe dhe kthehet në një çështje zyrtarisht ndërkombëtare. Edhe pse Greqia vijon të përsërisë refrenin e saj siç i shkruajti edhe Komisionerit Hahn: “Për Greqinë nuk ekziston çështje çame, e si rrjedhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një çështje të tillë në agjendën greko-shqiptare”

Pra në këtë drejtim, Kocias, nëse ka ndonjë vërejtje, duhet t’ja adresojë atë Brukselit. Ai duhet t’i tregojë GDP, sistemet e mbrojtjes dhe fuqinë ekonomike pikërisht atyre që po mbajnë ende në këmbë me paratë e taksapaguesve të tyre një shtet të falimentuar, një shoqëri që s’po gjën shpëtim dhe një klasë politike krejtësisht parasite dhe të vetëkënaqur.

Në fund, nëse flasim për raportet mes dy vendeve, PO, Kocias ka të drejtë. Ai thotë se Shqiptarët e shohin Greqinë të dobët. Në fakt, jo vetëm Shqiptarët po gjithë Ballkani ka thuajse 8 vite që ndjek më ankth përpëlitjen greke dhe pamundësinë e europës për të ndihmuar një shtet të falimentuar. Një shtet të dobët, që nuk është as hija e atij që hiqej 10 vjet më parë. Por Shqipëria nuk mbështetet mbi fuqinë apo pafuqinë e Athinës. As politikat nuk i ka ndërtuar mbi një bazë të tillë. Shqipëria mbështetet mbi një të drejtë që Greqia e ka refuzuar me arrogancë, e ka konsideruar inekzistente nisur edhe nga pafuqia që Shqipërisë i vinte nga izolimi. Sot gjerat janë ndryshe dhe Greqia, duhet t’i adresojë problemet ashtu siç janë dhe t’u japë atyre një zgjidhje reale, siç sugjeron edhe Hahn. Nëse Kocias kujton sistemet e mbrojtjes dhe ushtrinë, edhe pse nuk është etike, mund t’i kujtonim Ministrit të Jashtëm Grek që vendi i tij në 100 vitet e fundit nuk ka fituar asnjë luftë, përkundrazi, ka qenë dukshëm inferior ndaj ndonjë vendi fiqnjë, nga i cili e ka shpërtuar NATO dhe integrimi Europian dhe jo sistemet e mbrojtjes apo ushtria.

Greqia dhe Shqipëria duhet të kenë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunimi, por këto s’mund të jenë kurrë marrëdhënie diktati. Kjo histori ka marrë fund dhe e para që duhet ta ndjejë këtë është Athina zyrtare. Raporti i mirë mes dy vendeve ju vlen jo vetëm atyre, por gjithë rajonit!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministri i jashtëm grek, Kotzias këput mufkën e rradhës…

Ministri i jashtëm grek, Kotzias këput mufkën e rradhës…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com