Një sherr me thika mes dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, ku për pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.
Policia ka nisur procedimin e shtetasit N. T., 41 vjeç dhe shtetasit F. P., 44 vjeç, pasi të dy kanë përdorur mjete prerëse.
Shtetasi N. T., u dërga në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.