Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Kryemëdhenj, të Kavajë.
Mësohet se shtetasi me inicialet A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, dyshohet se në një lokal ka goditur me thikë shtetasin A.B, 44 vjeç, banues në fshatin Synej.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua thika.