Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në Kavajë në zonën e Malit të Robit. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen.