Sonte Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë ka marrë një pamje shumë të veçantë për nderë të festës së 28-29 Nëntorit.
Në muret e katedrales është duke reflektuar flamuri kombëtar, shqiponja dykrenare po ngjallë më shumë ndjenjat e patriotizmit tek qytetarët që po kalojnë andej. Fotografi është postuar në faqen zyrtare të Katedrales me ç’ rast përmes kësaj fotografi kanë uruar festën e 28-29 Nëntorit.
Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.