Edhe pse ajo është në pritjen e fëmijës së saj të tretë Kate Middleton në daljen e saj të fundit, shfaqet gjatë një turi mbretëror në Suedi dhe Norvegji.
Aktiviteti i dukës dhe dukeshës së Cambridge-t gjatë vizitës në Stokholm ishte një lojë hokej, një sport shumë popullor në Skandinavi.
Çifti u takua me sportistët në Vasaparken, për të mësuar më shumë për këtë lojë. Dhe secili prej tyre i dha nga një të goditur topit.
Kate Middleton dhe princ William, do të qëndrojnë në Stokholm deri nesër, por kanë një program të ngjeshur që parashikon një drekë me familjen mbretërore të Suedisë dhe një darkë formale ku ato do takojnë persona të famshëm suedez si Alicia Vikander dhe Stellan Skarsgård. Ata do të udhëtojnë dhe në Oslo, për gjysmën e dytë të turit të tyre katërditor.