Komisioni i Akimimeve dhe Ankesave, ka vendosur me shumicë votash, të rrëzojë kërkesën ankimore të PD-së dhe kandidatit të pavarur për Tiranën, Boiken Abazi.
Abzazi kishte kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në qarkun e Tiranës.
Me vendimin e sotëm KAS lë në fuqi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhje për miratimin e tabelës përmbledhëse për kryeqytetin.
“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor,’’ tha Ledio Braho.