Policia Kufitare e Vlorës ka gjetur mëngjesin e sotëm në Karaburun, pesë pako me drogë, me peshë totale 28 kilogramë.
Ndërkohë që polcia vijon aksionin për kapjen e gomones së pikasur një ditë më parë.
Edhe gjatë ditës së sotme vijon aksioni për kapjen e gomones. Kërkimet e policisë janë shtrirë dhe në Malin e Zi dhe Kroaci, territore ku dyshohet se fshihet gomonia.