Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë heroinë.
Në pranga ka rënë shtetasi E.M., banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Mësohet se ky shtetas është kapur me një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh që sipas policisë është e falsifikuar.
Njoftimi i policisë:
Shpërndante lëndë narkotike të llojit Heroinë, nuk i bindet patrullës së Policisë, por arrestohet në flagrancë.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.M., 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Çlirim”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.