Forcat e policisë ndalojnë një motoskaf me marijuanë pranë Karaburunit.
Policia bën me dije se trafikantët për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë hodhën lëndën narkotike në det.
Mësohet se në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar.
Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.