Në orët e pasdites së të hënës, pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë, agjencia europiane e ruajtjes së kufirit me mbështetjen e Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur bllokimin e gomones 7 metra të gjatë në afërsi të Foxhias.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako. Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi.