Nuk ka të ndalur transporti dhe trafikimi i drogës drejt Greqisë. Një tjetër operacion i policisë greke në kufi ka bërë të mundur arrestimin e 3 shqiptarëve të moshës 23, 36 dhe 49-vjeç në afërsi të kufirit të gjelbër në Kostur emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
Ata janë kapur duke transportuar në këmbë 1 çantë që përmbante 2 pako me 19 kg e 530 gram marijuanë. Gjithashtu nga verifikimi në sistem rezulton se 23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.
36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.
Ndërkohë që 49-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.
Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë dhe 3 karta SIM.