Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur ballkanik dyditor në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë që e zëvendësoi me “Open Balkan” në vitet e fundit.
E ndërsa turin e nisi nga Maqedonia e Veriut, për të vijuar më pas në Prishtinë, Rama nga Shkupi tha se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi. Komentin Kryeministri e bëri kur u pyet lidhur me një takim mes tij dhe homologut Albin Kurti.
“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që dhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi dhe është e ndaluar ta përzësh deri sa ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar Ramën ndërsa shkruan “kanuni është punë burrash o Edvin!”
“Ti e ke shkel sa e si ke mund ! Kjo ose sepse nuk e njeh , ose se je trim i çartun, ose se je i bindur që në këtë vend nuk kanë mbetur më burra …!”, shkruan Paloka.