Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi tërheqjen e kandidatit të PS nga gara për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ka reaguar vetë Klodjan Shehi.
Shehi ka garatuar se në Kavajë do të ketë sërish garë.
“Ndjehem i privilegjuar për kandidimin por është një krizë që nuk përfundon këtu. Jam kandidati de juro dhe de facto i Kavajës. Do ketë sërish një sfidë që PS të mbajë në bashkinë e Kavajës”,- tha Shehu.