Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve –

14:28 | 09/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Sandër Lleshaj

Nuk e di se e kujt është ideja e ngritjes së kampeve të pritjes së refugjatëve jashtë territorit të BE, si rruga për të zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballet Europa në këtë shekull.

Ndoshta është më mirë që kjo ide, kaq e mjerë si në aspektin politik, ashtu edhe atë juridik e human, të mbetet anonime. Do të mjaftonte vetëm një vështrim i thjeshtë mbi eksplozionin e popullsisë së Afrikës së Veriut për të parë se sa qesharake është ideja e “kampeve të mikpritjes”. Në vitin 1970 popullsia e vendeve të Afrikës së Veriut (Sahara Perëndimore, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipti dhe Sudani) ishte rreth 80 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2023 këto vende së bashku numërojnë mbi 265 milionë banorë.

Të mbërthyer në darën e varfërisë dhe të gjeografisë, masat njerëzore përherë në rritje nga këto vende nuk kanë ndonjë rrugëdalje nga mjerimi. Të shtrënguar në një rrip të ngushtë toke mes Saharasë dhe Mesdheut, ato janë në kërkim të një alternative. Në njërën anë, në jug, kanë shkretëtirën e pakalueshme të Saharasë dhe në anën tjetër, në veri, kanë shpresën e vetme reale: rrugën e shkurtër mesdhetare drejt Europës. Sigurisht që ata do të zgjedhin rrugën e vetme: Mesdheun për në Europë. Por nuk është vetëm Afrika e Veriut. E gjithë Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të konsiderueshme të Azisë janë burim emigracioni drejt Europës. Shifrat në rritje eksponenciale të emigrantëve ilegalë në brigjet veriore të Mesdheut e provojnë përditë këtë.

Flukset jo vetëm nuk janë dekurajuar, por madje janë dyfishuar brenda vitit të parë të qeverisjes së Melonit në Itali si për të sfiduar në mënyrë ironike, jo vetëm populizimin e saj, por edhe krejt qasjen pa kuptim të vetë Europës ndaj kësaj vale të pandalshme. Ideja absurde e “qendrave të mikpritjes”, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE për të qenë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. Kampet synohet të ndërtohen jashtë BE jo për mungesë toke, por për mungesë lirie procedurale. Tentativa e dështuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe me Ruandën në të vërtetë do të duhej të kishte mjaftuar edhe për Italinë.

Ndaj duket se përpjekja e qeverisë italiane për të gjetur një zgjidhje në Shëngjin e Gjadër për problemin e madh që i ka rënë është krejtësisht iluzore dhe e pashpresë. Italia e ka të pamundur të riatdhesojë emigrantët e paligjshëm për arsye të mungesës së marrëveshjeve të ripranimit më shumicën e vendeve prej nga ata vijnë. Në vitin 2022, Italia mundi të riatdhesojë një numër krejt të papërfillshëm emigrantësh prej më pak se 4 mijë personash, të cilët si rregull rikthehen përsëri në rastin më të parë. Në këto kushte, “ekskursioni” i një grupi mashkullor të emigrantëve ilegalë për në Shqipëri, për t’u kthyer përsëri në Itali duket si i pakuptimtë. Megjithatë, njëfarë kuptimi, por në fakt një kuptim të mbrapshtë, do të merrte kjo gjë, nëse ata që do t’u refuzohet azili, pra shumica e tyre të “treteshin”, pas kësaj, rrugëve të Shqipërisë, në vijim të rrugëtimit tokësor drejt Europës Qendrore e më tej. Por kjo situatë do të na krijonte një problem të ri me vendet e tjera europiane.

Problemi i migracionit ilegal nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk mund të zgjidhet as në Gjadër, madje as në Palasë. Edhe sikur e gjithë Shqipëria të shndërrohet në një kamp refugjatësh, ajo përsëri është krejt e vogël për të përballuar flukset e valëve të pafundme migratore që vetëm sa do të shtohen. Deri në shtator të vitit 2023, në Itali mbërritën në rrugë detare mbi 130 mijë emigrantë ilegalë, ose dyfishi i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Zgjidhjet për këtë sfidë të shekullit mund të gjenden vetëm në vendet prej nga buron migracioni ilegal. Këtë detyrë e ka Europa, e cila, ose duhet të mundësojë një jetë dinjitoze për popujt e prekur në vendet përkatëse, ose duhet të organizojë vetë migrimin masiv drejt Europës.

Kjo sfidë ekzistenciale nuk mund të zgjidhet me hile anemike të natyrës procedurale, sikundër po tentohet me kampet e përfolura. Në këtë kuptim, projekti për të ndërtuar kampe italiane për refugjatë në Shqipëri është, së pari, i padobishëm edhe për vetë Italinë. Por, nga ana tjetër, nëse këtu do të shtoheshin edhe argumente të tjera të natyrës kushtetuese (sovraniteti!), të natyrës politike (borxhi ynë ndaj Italisë?!), të natyrës ekonomike dhe sociale (turizmi, infrastruktura) si dhe aspekte të tjera të shumëfishta, rezulton se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë. Është me shumë rëndësi që të parandalohet krijimi i një precedenti kushtetues në raport me sovranitetin e vendit. Referimi i deritanishëm i rasteve të ujgurëve, iranianëve dhe afganëve është krejtësisht i pa arsyetuar.

Të gjitha këto raste kanë qenë iniciativa politike, padyshim shumë të diskutueshme, por ato nuk kanë krijuar hapësira ekstraterritoriale brenda territorit sovran të Shqipërisë. Për të gjithë këta persona dhe hapësirat përkatëse ku ata kanë jetuar është zbatuar vetëm legjislacioni shqiptar. Ndërsa pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.

Read more

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Të Lidhura

nga 27
21:09 | 24/03/2026
0

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka...

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

nga 27
20:45 | 24/03/2026
0

Arlind Boshku është një nga dy mbështetësit e Ervin Salianjit që u përjashtuan nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit...

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

nga 27
20:33 | 24/03/2026
0

Humbësat përjashtojnë fituesit. Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

nga 27
20:31 | 24/03/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, zbuloi këtë të martë detaje të reja mbi tenderin e anuluar...

Para
U penguan nga Garda, gazetarët letër Nikollës e Ballës: Ndërhyni… –

U penguan nga Garda, gazetarët letër Nikollës e Ballës: Ndërhyni... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

21:09 | 24/03/2026
Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

20:45 | 24/03/2026
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

20:33 | 24/03/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

20:31 | 24/03/2026
Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë –

19:45 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –
  • Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –
  • Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –
  • Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –
  • Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë –
  • “Taulant mblidhe grupin…!” Nis lufta brenda PS-së, Elisa Spiropali kërkon diskutim për Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –
  • Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com