Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja. Sipas burimeve paraprake mësohet se mjeti ka rënë nga shatë metra lartësi duke përfunduar në breg të detit.
Drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj po udhëtonte i vetëm në kamionçinën e cila transportonte materiale ndërtimi. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë 63-vjeçarit dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për trajtim mjekësor të specializuar.
Mendohet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit. Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.










