Kamerat në Shkodër, Rrumbullaku urdhër: Kontrolloni në çdo qytet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamerat në Shkodër, Rrumbullaku urdhër: Kontrolloni në çdo qytet

15:50 | 16/01/2023
në Shqiperi
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar të gjithë drejtorët në 12 qarqet e vendit për të luftuar krimin e organizuar përmes identifikimit të autorëve të vendosjes së kamerave të sigurisë të paautorizuara nëpër hapësirat publike, në kundërshtim me ligjin.

Fiset Bajri e Lici

E para që ndërhyri për pastrimin e një pjese të kamerave ishte Policia e Shkodrës në zonat e fiseve Bajri dhe Lici, të cilat tashmë janë çmontuar dhe vijon hetimi për të zbardhur autorët që i kanë komanduar në distancë dhe serverat që i kanë ruajtur. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se urdhri i kryepolicit Rrumbullaku për të gjitha drejtorit vendore të policisë është për të identifikuar kamerat e sigurisë që janë pa zot, që nuk janë në emër të askujt dhe nuk justifikojnë vendin e instalimit, në hapësira ku konsiderohen si vende me lëvizje të anëtarëve të grupeve kriminale.

Bashkitë

Ndihmë ndaj policisë për pikasjen dhe më pas për ndërhyrjen për çmontimin e këtyre kamerave është kërkuar edhe nga institucionet e bashkive, njësive administrative, kryepleqve apo administratorëve të pallateve, të cilët kanë kontaktin më të shpeshtë e më të afërt me qytetarët në vendet publike ku kamerat janë të vendosura. Në ditët në vijim mësohet se pritet të ketë operacione të tjera për çmontim kamerash që mendohet se janë vendosur për të monitoruar jo vetëm anëtarët kundërshtarë të krimit, por edhe efektivëve të policisë. Në fokus pritet të jenë qarqet Vlorë, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, të konsideruara si pika të nxehta të krimit në vend.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Operacioni

Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave. Report Tv raportoi dje se shoqërime ka pasur si nga anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, teksa po punohet për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë.

Gjurmimi i tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të cilësisë së avancuar. Përmes internetit, ato mund të komandohen edhe jashtë shtetit dhe për këtë arsye hetuesit po punojnë për të pasur rezultate. Rëndësia e gjetjes së këtyre serverëve është e madhe, për shkak edhe të mundësisë së sigurimit të provave për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këto zona në vitet e fundit, të mbetura të pazbardhura.

The post Kamerat në Shkodër, Rrumbullaku urdhër: Kontrolloni në çdo qytet appeared first on 27.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll –

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik! –

Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik! –

11:14 | 12/03/2026
Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane –

Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane –

11:06 | 12/03/2026
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia –

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia –

10:56 | 12/03/2026
Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë! –

Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë! –

10:34 | 12/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur –

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur –

10:20 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik! –
  • Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane –
  • (VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia –
  • Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë! –
  • SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur –
  • Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik! –
  • Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com