Ka shkruar si gazetar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka shkruar si gazetar –

16:07 | 02/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajn, për të cilin synohet ekstradimi në Hagë, në një proces i cili i është kërkuar Shqipërisë që ta mbikëqyrë Gjykata Speciale e Kosovës.

Fletë arresti nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.

Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare. Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.

Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihen mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë. Pasi Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbëngul refuzimin e ekstradimit.

“T’i dorëzohet Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, që nënkupton Holandën, nënkupton Hagën ku është vendosur selia e Dhomave Speciale, për të ushtruar të drejta në bazë të ligjit të Kosovës.

Në vitin 2015 është krijuar, ratifikimi i marrëveshjes është në vitin 2013, nuk janë bërë ndryshime që të përfshijë edhe këtë pjesë lëndore, juridiksionale dhe që të jetë vepruese midis dy shteteve tona. Pra, flasim për hapat e mëtejshëm në lidhje me çfarë do të ndodhë me këtë procedurë”, shprehet avokati Bashkim Nikolla.

Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të ofrojë ndihmë për transferimin pa vonesë të Goxhajt në Dhomat  e Specializuara të Kosovës dhe të mos ia bëjë të ditur askujt përmbajtjen e fletë arrestit.

Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, çështja u shqyrtua në Dhomën Penale të Tiranës, me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

“Gjykata ka mbaruar punë, i ka dhënë vendimet. Ky ka shkruar në cilësinë e gazetarit. Në atë artikull, është referenca për mëmëdhenë, që kontribuojnë për mëmëdhenë, jo në planin ideologjik, por në planin filozofik, juridik“, thotë avokati.

I arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi, Goxhaj dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Read more

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –

Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Të Lidhura

nga 27
09:17 | 17/01/2026
0

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon...

Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –

nga 27
09:13 | 17/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama  do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiaket ne Golem . Në fokus të takimit i cili...

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

nga 27
09:07 | 17/01/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas...

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

nga 27
08:49 | 17/01/2026
0

Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme . Moti parashikohet i...

Para
Shqiptarët duan para të larta, Greqia hedh sytë nga… –

Shqiptarët duan para të larta, Greqia hedh sytë nga… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –

09:17 | 17/01/2026
Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –

09:13 | 17/01/2026
Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

09:07 | 17/01/2026
Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

08:49 | 17/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

08:47 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –
  • Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –
  • Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –
  • Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –
  • Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –
  • Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com