I ftuar në emisionin “Studio24” në News, Bardhi u pyet edhe për përjashtimet në PD, si edhe për kandidaturën e Ervin Salianjit. I pyetur nëse do e pranojnë kandidaturën e PD, Bardhi tha se PD është më e madhe se emrat dhe se meraku nuk janë emrat.
“PD ka rrugën e saj të pavarur nga titujt e mediave. Ka një qëndrim zyrtar të PD, unë jam nënkryetar i partisë. cfarë prisni nga unë më shumë se ky qëndrimi zyrtar i PD.
Dhe ky qëndrim ka nja 2 muaj që është zyrtar dhe është çështje e ezauruar. Asnjë konflikt nuk ka patur, asnjë përplasje në selinë e PD, kam qenë pjesë e mbledhjes. Ka një nen në statut që degët e PD krijohen sipas bashkive. Ne jemi Parti Demokratike dhe kështu funksionojmë dhe para se të marrim një vendim konsultohemi me anëtarët. Dhe sot në seli kanë qenë anëtarët e të dy degëve që janë dëgjuar nga sekretari i përgjithshëm dhe kryetari i partisë. Ne nuk jemi një parti si Edi Rama. Ka një qëndrim zyrtar të PD për Salianjin. Vendimi është që cilido që shkel rregullat e brendshme të PD sigurisht që ka masë disiplinore. Cilido që ka ankesa për këto masa disiplinore nuk duhet të shkojë te Ola, vjen tek institucioni, në gjykatën e partisë, organ kolegjial i miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD. Cilido që nuk e përdor këtë për të cuar ujë te kundërshtari, duhet të vijë para këtij organi.”, u shpreh ai.









