Jo vetëm parlamenti i Shqipërisë është përfshirë sot në debate, por edhe ai i Kosovës, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka ofenduar rëndë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a ro*t ja u q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.
Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.