Joga, është shpallur sot si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit nga një komitet i UNESCO-s i mbledhur në Addis Abeba.
“E praktikuar në të gjitha moshat, pa diskriminim të seksit apo fesë, ajo përzien pozicionime, meditim, frymëmarrje të kontrolluar, recitime fjalësh dhe teknika të tjera që synojnë të çlodhin individin, të lehtësojnë dhimbjet dhe të krijojnë një gjendje çlirimi”, thotë UNESCO.
Joga, kjo formë meditimi ka lindur në Indi dhe është shumë popullore në të gjithë botën.
Gjithashtu komiteti i ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit, shpalli dje gjithashtu trashëgimi të njerëzimit birrën belge dhe rumbën kubane.