Jo vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka obligime të pazbatuara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka obligime të pazbatuara –

09:52 | 30/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Lajçak konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me propozimin evropian dhe tha se blloku evropian në javët në vijim do të sqarojë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e palëve.

Ai paralajmëroi një takim midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit.

“Tani, fokusi duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte dhe vonesa. Siç e kanë theksuar qartë liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm”, shkroi emisari evropian.

Më 26 tetor, liderët e tri shteteve kyçe të BE-së – Francës, Gjermanisë dhe Italisë – së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të bllokut, zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pavarësisht përfshirjes së nivelit të lartë politik në përpjekjet për të zhbllokuar dialogun, palët nuk arritën të pajtoheshin për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët.

Kurti shprehu gatishmërinë që të nënshkruajë një Marrëveshje për normalizim, përfshirë edhe propozimin evropian për formimin e Asociacionit, por shtoi se Vuçiç nuk ishte i gatshëm. Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të zbatojë nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit që nuk përfshijnë respektimin e integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiç arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Megjithatë, marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb ka refuzuar duke argumentuar se “Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova jo”.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë që të njohë de facto Kosovën dhe që Kosova të formojë Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij./ REL

Të Lidhura

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

nga 27
15:57 | 27/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar se do të zhvillojë sot në orën 18:00 një takim me demokratët...

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

nga 27
15:35 | 27/12/2025
0

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me...

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

nga 27
15:21 | 27/12/2025
0

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase...

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

nga 27
15:01 | 27/12/2025
0

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale...

Para
“3 poste ministrore”/ Kush do jetë zv.kryeministër i Malit të Zi? –

"3 poste ministrore"/ Kush do jetë zv.kryeministër i Malit të Zi? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

15:57 | 27/12/2025
Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

15:35 | 27/12/2025
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

15:21 | 27/12/2025
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

15:01 | 27/12/2025
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

14:45 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –
  • Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –
  • Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –
  • Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –
  • Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –
  • Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –
  • Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com