Pasi u publikuan disa rreshta nga letra që Kathriona White i kishte lënë Jim Carrey përpara se të vetëvritej, të gjithë arritëm të informoheshim se çfarë e shtyu 30-vjeçaren që t`i jepte fund jetës në ate mënyrë.
Komiku hollywoodian ka reaguar për herë të parë që pas përhapjes së lajmit, dhe në fakt Jim duket shumë i irritur. 53-vjeçari ka dhënë një deklaratë për shtyp ku nuk komenton fjalët e White, por disavantazhin që i sjell fama një aktori.
Carrey thotë: “Në momentin që erdha në Hollywood, për tu bërë një komedian, shumë shpejt mësova se detaje të jetës sime personale do të bëheshin publike në media. Unë kurrë nuk ëndërrova që njerëzit që unë doja më shume në këtë botë të bëheshin pjesë e gjithë kësaj. Ky është një turp i madh!”
Por çfarë shkruane irlandezja në letrën që është përfolur kaq shumë? Epo siç kuptohet qartë arsyeja përse Cathriona vendosi që t`i jepte fund jetës ishte sepse ishte ndarë me aktorin dhe këtë ajo smund ta duronte dot më. White shkroi në letër: “Kam kaluar tre ditë që pas ndarjes, pa besim në vetvete dhe ti nuk je këtu. Unë nuk mund të vazhdoj të jetoj me një zemër të thyer duke u përpjekur të ribashkoj copat e saj. Thjesht nuk kam dëshirë që ta bëj këtë herë. Më vjen keq që t’i ke ndjerë sikur unë s’të jam gjendur pranë. U përpoqa të bëja më të mirën time. Ti je familja ime kështu që cfarëdo që t`i të zgjedhësh do të jetë okej. Të kërkoj të më falësh, unë thjesht nuk jam më për këtë botë”.