Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga psoti i tij. Ky njoftim ishte bërë që prej ditës së djeshme kur Qëndro lajmëroi vendimin e marrë gjatë prezantimit të ministrit Arben Ahmetaj në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë, por duhet të kemi parasysh edhe marrëdhënien jo të mirë që kohët e fundit e gjithë PS në Vlorë ka pasur me kryebashkiakun Dritan Lelin.