Selman Hodaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Sistemit Parauniversitar. ‘Euroneës Albania’ raporton se po ashtu ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka.
Arsyet e Hodajt dhe Grabockës për largimet nga postet e tyre ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim prej tyre.
Hodaj mbante më parë postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Berat e më pas ka shërbyer si kryetar i drejtorisë arsimore të qytetit.