Dorëhiqet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Ajo e ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një zë më pak republikan në kabinetin e Punëve të Jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump. Ish-guvernatorja nga Karolina e Jugut, Nikki Haley është e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj presidentit aktual amerikan, Donald Trump.
Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ajo kishte paralajmëruar presidentin Trump se tendenca e tij për t’i goditur vazhdimisht kritikët mund të shkaktojë luftë botërore. E bija e emigrantëve nga India favorizonte tregjet e lira dhe tregtinë globale. Shpeshherë ajo është përplasur edhe me shefin e saj, sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, i cili disa herë i kishte kërkuar asaj që t’i qartësonte qëndrimet e saj publike lidhur me Uashingtonin,
Haley në Kombe të Bashkuara kishte qenë një nga zërat më të fuqishëm kundër dhunës në shtetet e lindjes, sidomos në Siri, ku kundërshtonte fuqishëm gjenocidin që po ndodhte atje për disa vite me radhë.