Romanca e tyre gjatë xhirimeve të filmit të ri “Mother” është mbajtur tepër sekrete, por mbrëmjen e së mërkurës, Jennifer Lawrence, 27-vjeçe dhe regjisori Darren Aronofsky, 48-vjeç, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare për premierën e filmit në New York.
Edhe pse fillimisht ata janë munduar të ruajnë një distancë mes njëri-tjetrit në tapetin e kuq, dyshja papritur është shfaqur krah për krahu dhe të lumtur teksa kanë pozuar për paparacët.
Jennifer dukej një engjëll i vërtetë teksa është paraqitur me një fustan të bardhë, të ngjashëm me posterin e filmit.