Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur edhe njëherë i hapur për një bashkëpunim me Presidentin Ilir Meta pasi të lërë mandatin në krye të shtetit.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Meta dhe LSI-ja janë të mirëpritur për t’iu bashkuar opozitarizmit kundër Edi Ramës.
Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do bashkohet me ju?
Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.