Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhornacës.
Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.
“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.
Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.
“Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.
Seanca u ndërpre, ndërsa më pas Klevis Balliu dhe Balla janë përplasur me njëri-tjetrin në sallë.
gijotina.com/










