Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se javën e ardhshme do të mbahet takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Stano ka treguar edhe fokusin e diskutimeve në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjeve që nuk janë zgjidhur ende dhe rrugën për të vazhduara përpara.
“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën për të vazhduar para”, ka thënë Stano.