Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bllokuar sot 550 ton naftë në Ballsh. Sipas ministrisë, sasia e bllokuar nuk kishte parametrat e duhura për treg.
Ministrja Belinda Balluku tha se karburanti i bllokuar nuk përmbante asnjë prej parametrave dhe si i tillë nuk mund të hidhej në treg.
Aksioni kundër informalitetit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa shumë subjekte tregtare, janë penalizuar pasi janë kapur me shkelje të rënda.