Jared Leto duket se ka qenë shpesh molla e sherrit mes Brad Pit dhe Angelina Jolie, pasi kjo e fundit ka simpati për aktorin. Një burim i afërt ka thënë për “Hollywood Life” se sa herë që në çift përmendej Jared, shpërthente zënka.
“Angelina dhe Brad janë zënë për vite të tëra për Jared. Brad ndihej shpesh i kërcënuar dhe nuk mund të kishte besim tek Angelina, kur bëhej fjalë për Jared”, ka thënë burimi.
Burimi shton: -“Angelina e dinte që Jared ishte pika e dobët e Brad, prandaj sa herë qe dëshironte ta nervozonte, ajo shkonte tek Jared dhe fillonte të fliste me të, duke i treguar sa shumë që i pëlqente të punonin bashkë dhe sa i talentuar që ishte ai.
Ajo madje i dërgoi Jared një skenar pas shpinës së Brad, rreth dy vite më parë. Kur zbuloi se Angelina po divorcohej, Jared shkoi menjëherë që ta kërkonte të takoheshin. Ata kanë folur shpesh në telefon dhe madje janë takuar.”