Një nga të afërmit e njërit prej shtatë kadetëve që pozuan në foto duke bërë simbolin e shqiponjës, ka dhënë detaje të reja si u realizua fotoja e konsideruar “provokuese” nga autoritetet greke.
Në një intervistë për gazetarin Robert Goro, i afërmi ka sqaruar se të rinjtë nuk e njihnin më herët njëri-tjetrin.
Familjari ka dhënë këto detaje: “…ushtarët janë takuar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Gardën e Republikës. Të rinjtë kanë bërë foton në një moment pushimi për të treguar identitetin e tyre pa pasur asnjë prapaskenë që lidhej me Shqipërinë e Madhe.”