Lideri i Partisë Demokratike deklaroi gjatë konferencës për shtyp se përmbytjet në Shkodër erdhën si pasojë e vjedhjeve që bën qeveria. Ai shtoi se kabineti ka blerë më parë energjinë elektrike me 230 euro megavatin dhe tani po e shesin me 79 euro.
Për Berishën, vërshimi i ujit erdhi pas hapjes së portave të kaskadave, që sipas tij ishte mjaft I fuqishëm.
“Përmbytja e fundit, ishte kryekëput përmbytje e diktuar nga vjedhja qeveritare. Në qoftëse ka patur një ndryshim të motit të paralajmëruar me saktësi të madhe si nga gjeoshkenca shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane… Por kjo gjë nuk ndaloi Ramën dhe Ballukun që të vidhnin energji. Hapën portat e shkarkimeve. Mirëpo Komani është me kapacitet të kufizuar. Kërkon një përkujdesje të veçantë. Ditët që mund të prodhonin energji këta blinin energji me 230 euro megavatin, ndërkohë që sot e shesin me 79 euro megavatin.
Akti I tyre është i papërgjegjshëm, pasi ligji i detyron që për çdo vendim për hapjen e portave, duhet të lajmërojnë administratën vendore. Kjo nuk ka ndodhur. Kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Kaq i madh ka qenë vërshimi, saqë ka shkëputur urën e Bahçallëkut. Nuk kishin parë ndodnjëherë diçka të tillë banorët. Dhe njeriu që i përmbyti, në vend të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë gjithë zinxhirin drejtues, sdi se ç’flet. Nuk Shkoi në Shkodër, më kopjoi mua, shkoi deri në Obot dhe u kthye siç shkoi”, u shpreh Berisha.