Ja si duhej hartuar Plani i Tiranës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si duhej hartuar Plani i Tiranës!

08:01 | 25/01/2017
në Opinion
0

Nga Gentian Kaprata*

Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më saktë, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të “baltosnin” një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse, kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e zotit Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i imazhit, në perceptimin shoqëror, të një konflikti midis tij si “njeriu që bën gjëra për qytetin” dhe oponentëve të tij si “baltosës profesionistë”! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga zoti Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të planeve të zhvillimit të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime.

Në të kundërt, nëse kasta harton Planin e saj, sikurse e kemi thënë më parë i takon edhe “masave” të bëjnë Planet e tyre. Mirëpo “masat”, veçanërisht në këto kohë atomizimi social që po kalon prej 25 vjetësh Shqipëria dhe kur institucionet heqin dorë nga detyra e tyre e tërheqjes në kuvendime të përbashkëta të të gjithë aktorëve e faktorëve socialë e ekonomikë, nuk ka tjetër kush t’i bëj bashkë. Kështu që ato do ideojnë projektet personale, familjare apo të bisnesit të tyre, të cilat do i japin zgjidhje problematikave individuale dhe nga qasje subjektive. Atë që formohet nga ky konteks ndërtues nuk ka nevojë ta përshkruaj unë. Mjafton të dilni nga banesat tuaja se e perceptoni dhe analizoni vet. Shqipëria urbane është shembulli më përfaqësues i mënyrës së fragmentarizuar të zhvillimit urban e territorial. Çdo shqiptar, nëpërmjet subjektivitetit të tij, i ka dhënë përgjigje “hallit të vet” duke ndërtuar qytetin e të gjithëve, në të cilin jetojmë të gjithë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Parë në këtë kuptim, ne gjendemi para pyetjes bazike: Çfarë duhet të ndryshojmë që gjërat të mos shkojnë në këtë drejtim të pa dëshirueshëm? Përgjigjen e të cilës duhet ta kërkojmë në themel, në kulturën tonë të planifikimit urban. Ne, për shkak të shkëputjes për 50 vjet nga bota perëndimore, trashëgojmë një kulturë të planifikimit urban që i përket viteve 60-të shekullit të kaluar. Kohë, kur disa arkitektë, të cilët janë baballarët e urbanistikës shqiptare, mbaruan studimet në vendet lindore. Ndërkohë, urbanistët e rinj që po diplomohen në vitet e fundit në perëndim nuk janë ndeshur në debate apo teza në ndihmë të këtij kapërcimi shkencor, sepse vendet ku ata studiojnë i kanë kaluar këto procese demokratizuese dekada më parë. Në këtë kuptim, ne kemi trashëguar praktikat shqiptare të planifikimit urban që konsiston në “projektimin urban” si aktivitet shkencor i profesionistëve dhe menaxhimin urban si aktivitet i elitës politike.

Mirëpo bota, ka evoluar në kuptimin shoqëror e politik dhe në këtë kuptim, ka evoluar edhe shkenca e planifikimit territorial. Modeli Lasswell (modeli linear i Harold d. Lasswell në 1948) u braktis përgjatë viteve 1970, kohë kur bota perëndimore e ktheu shikimin nga modeli ciklik dhe interaktiv i formulimit të politikave. Në ato vite, lëvizjet për demokratizim sollën edhe nevojën e përfshirjes (intearkivitetit) së palëve të interesuara në proceset e planifikuese. Procese që gjatë 50 viteve të fundit kanë evoluar deri në bashkëplanifikim. Së fundmi, Paul Krugman (fituesi i cmimit Nobel 2008) në librin e tij “Ekonomia e Vetë-organizimit”, do të theksonte: “…vetë-organizimi është diçka që ne e observojmë dhe përpiqemi ta kuptojmë dhe jo një gjë që ne e duam”. Prandaj, ne sot gjendemi vetëm përpara një modeli për hartimin e Planit të Tiranës: kuvendim midis gjithë aktorëve të zhvillimit, në moderimin dhe suportin teknik të urbanistëve më të mirë të qytetit.

Dyert e sallës së mbledhjeve të Këshilli Bashkiak duheshin hequr. Një agjendë kuvendimesh sipas temave specifike duhej hartuar dhe bërë publike. Të gjitha organizatat shoqërore (fitimprurëse ose jo): ekonomike, kulturore, mjedisore, mjeksore, artistike e sportive, duhet të ishin tërhequr në debatet tematike. Departamenteve shkencore dhe intelektualëve u duhej kërkuar të përfshiheshin, së bashku me punimet e tyre shkencore për temat në diskutim. Kamerat e televizioneve duheshin montuar për të filmuar gjatë gjithë kohës. Transmetimet direkte mbi temat më të nxehta të kuvendimit duhet të zinin orët më kulmore të transmetimit. Paralelisht me këto, një seksetari teknike që protokollon të gjitha marrëveshjet e arritura në kuvendime, duke i kthyer ato ose në harta ose në materiale të shkruara. Kështu duhej të ishte hartuar plani i Tiranës. Si një festë e qytetit! Si një rigjenerim shpirtëror e kulturor i shoqërisë tonë të nëpërkëmbur!

* Urbanism & Democracy

Etiketa: baltosësGentian KaprataHarold d. LasswellhartuarModeli LasswellPlani i Tiranësplanifikimi urbanprofesionistëUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministri i jashtëm grek, Kotzias këput mufkën e rradhës…

Lajme të reja nga fqinji ynë jugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com