Ja shteti që mund të godasë Putini – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja shteti që mund të godasë Putini

16:29 | 24/12/2022
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Zyrtarët moldav të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm.

Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kosstutschenko vizitoi këtë rajon. Për arsye sigurie disa nga personat e intervistuar nuk e bënë të ditur identitetin e tyre.

Nina u lind dhe u rrit në fshatin ukrainas Velyka Mykhailivka në rajonin e Odesës, i cili ndodhet në kufi me Transnistrinë, një rajon i Moldavisë që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar në një fabrikë të zonës. Sot, është pronare e një dyqani buke.

Ukrainasja nuk shprehet e shqetësuar pas paralajmërimeve të zbulimit moldav mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore.

“Janë vetëm fjalë. Jemi mirë këtu, gjithçka është e qetë. Djemtë tanë po na mbrojnë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Por të tjerë shprehen të shqetësuar.

“Jemi shumë afër kufirit. Gjithmonë jemi nën trysni, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë ushtarët tanë, me sa mundemi”, thotë Liudmila, një banore tjetër.

“Po i afrohemi kufirit me Moldavinë. Ato shtëpi që po shihni, janë në territorin e rajonit të Transnistrisë”, thotë Oleksandr Kovalchuk, i cili u lind dhe u rrit në këtë rajon të Ukrainë.

“Prindërit e mi jetojnë rreth 26 kilometra larg kufirit me Moldavinë”, thotë ai.

Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.

Atje vazhdon të ketë trupa ruse. Prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit.

Zoti Kovalchuk thotë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë persona kaluan kufirin e Ukrainës me Moldavinë pranë Tiraspolit, kryeqytetit të Transnistrisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, në gjashtë muajt e fundit shumë të rinj dhe persona të moshës së mesme erdhën në Transnistri, me justifikimin se po vizitojnë të afërmit ose se kishin punë. Por asnjëri nuk është larguar ende. Ne mendojmë se janë oficerë rusë që po presin diçka. Sipas burimeve tona, deri tani janë mbledhur rreth 1 mijë burra”, thotë zoti Kovalchuk pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zyrtarë moldavë të zbulimit paralajmëruan këtë javë mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm, me synimin për të lidhur Ukrainën dhe Transistrinë.

Por zoti Kovalchuk thotë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Edhe nëse do të ndodhë, Ukraina do të fitojë. Kemi më shumë njerëz. Jemi në avantazh”, thotë ai.

Ndërkohë, banorët e fshatit Velyka Mykhailivka po përgatiten për temperatura edhe më të ulta gjatë dimrit.

Grupe vullnetare ngritën qendra për ngrohje, për banorët, kjo pasi sulmet ruse shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë vendin.

“E dimë se ky do të jetë një dimër i vështirë. Vendi ynë është gjithçka që kemi dhe për të do të luftojmë deri në fund. Jemi të zotët e tokës sonë”, thotë Anatoly Ivanov, zvendëskryetar i fshatit Velyka Mykhailivka.

Në fshat jeta vazhdon, por me kujdes të shtuar, e duke mbikëqyrur çdo lëvizje pranë kufirit perëndimor.

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
‘Më mohuan mbrojtjen’/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Cukalit

'Më mohuan mbrojtjen'/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Cukalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë –

Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë –

18:52 | 11/12/2025
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

18:46 | 11/12/2025
“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit –

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit –

18:00 | 11/12/2025
Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri –

Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri –

17:50 | 11/12/2025
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë –

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë –

17:46 | 11/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë –
  • Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –
  • “Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit –
  • Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri –
  • U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë –
  • Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë –
  • Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com