Ja sa u rrit kostoja e biznesit për kontributet e sigurimeve nga 1 janari! Pse nuk e ngre zërin PD? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja sa u rrit kostoja e biznesit për kontributet e sigurimeve nga 1 janari! Pse nuk e ngre zërin PD? –

20:40 | 06/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja –

Partia Demokratike e mbylli vitin 2025 me SPAK-un dhe e hapi sërish me dosjen e Belinda Ballukut, duke lënë mënjanë shqetësimet e qytetarëve dhe të biznesit. Për hir të së vërtetës, opozita nuk fiton asnjë votë më tepër nga Foltoret për Belindën, sepse ky është një produkt i Drejtësisë dhe të gjithë e dinë se hetimi po ndodh nga presioni i SHBA dhe BE. Pra, opozita nuk ka ndonjë rol për të luajtur tek dera e SPAK-ut.

Përkundrazi PD duhet të rikthehet tek njerëzit, të ngrejë zërin për problemet e përditëshme.

Për shembull, rritja nga 1 janari 2026, e kostove të biznesit për kontributet e sigurimeve nuk gjen vend në ligjërimin e PD-së.

Mashtrimi i Ramës

Nga fillimi i vitit, paga bazë minimale mujore, e detyrueshme për çdo punëdhënës, do të jetë 50,000 lekë (nga 40,000 lekë që ishte më parë).

Vitin e kaluar, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama reklamoi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga viti 2026 dhe bëri një premtim për bizneset, që preken direkt nga ky vendim. Këtë e përsëriti edhe në nisje të diskutimeve për buxhetin e shtetit për vitin 2026.

“Siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Rama më 5 nëntor.

Në fakt, premtimi fillestar për subvencionimin e bizneseve ishte për një periudhë 18 mujore. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Rama u kishte premtuar sipërmarrësve këtë lehtësi për një vit e gjysmë.

“Sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, premtoi Rama më 29 mars 2025.

Ndërkohë PD vazhdonte të merrej herë me SPAK dhe herë me “SKAP”, duke lodhur edhe mbështetësit më besnik të saj, që janë biznesi i vogël dhe i mësëm. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, në një prononcim mediatik paralajmëroi në fund të vitit të kaluar rritje të vështirësive për bizneset pas përgjysmimit të periudhës së subvencionit. Ai thekson se periudha 18-mujore ishte e domosdoshme për të amortizuar ndikimin e rritjes së pagës minimale.

“Afati 18 muaj ishte si një amortizator që biznesi të përshtasë kostot e tija dhe çmimet e shitjes me këtë rritje të detyruar. Veçanërisht kjo është shumë e ndjeshme për bizneset prodhuese dhe ato eksportuese,” thotë Zusi.

“Ulja në 9 muaj, shto këtu edhe rënien e pandalshme të euros që e rrit në tërësi koston e pagës së punonjesit duke i shtuar pas 9 muajsh edhe gjithë barrën fiskale që e shoqëron këtë rritje çfarë do prodhojë tjetër veçse rënie të mëtejshme të prodhimit vendas e veçanërisht vazhdimin e trendit rënës të eksporteve të viteve të fundit”, ka argumentuar Zusi.

Rritja e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore

Për punonjësit paga bruto rritet me 10,000 lekë (+25%). Tatimi mbi të ardhurat personale për këtë nivel page është minimal, ndaj pjesa më e madhe e rritjes reflektohet në pagën neto. Le të marrim një shembull konkret: Në dhjetor 2025: paga bruto 40,000 lekë → kontribute personale ~4,480 lekë → paga neto ~35,520 lekë. Në janar 2026: paga bruto 50,000 lekë → kontribute personale ~5,600 lekë → paga neto ~44,400 lekë. Pra rritja neto është +8,880 lekë/muaj. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rriten me 1,670 lekë për çdo punonjës me pagë minimale. Kjo shtesë reflekton diferencën prej 10,000 lekësh në bazën e llogaritjes së kontributeve. Konkretisht për të punësuari, sigurimi minimal do të jetë 13.950 lekë në muaj nga 11.160 që paguhej deri më tani, të cilat i korrespondojnë pagës minimale bruto.

Për të vetëpunësuarit, totali i sigurimeve do të jetë 14.900 lekë në muaj nga 11.920 lekë që paguhej deri më tani. Për këtë kategori kostot e biznesit do të rriten ndjeshëm. Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nuk prek vetëm të punësuarit me të ardhura të ulëta pasi njëkohësisht rritet edhe paga maksimale për efekt kontributesh nga 176.416 lekë në 198.416 lekë, çka sjell një efekt të drejtpërdrejtë negativ mbi të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi këtë prag, pasi përkthehet në rritje të bazës së kontributeve dhe ulje të pagës neto për të punësuarit me pagë mbi 176 mijë lekë në muaj.

Kosto shtesë për punëdhënësit

Për punëdhënësit, rritja e pagës minimale nënkupton një kosto më të lartë në pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për çdo punonjës me pagë minimale. Për çdo të tillë, kontributet e punëdhënësit do të rriten me rreth 1,670 lekë në muaj (15% sigurime shoqërore + 1.7% sigurime shëndetësore mbi diferencën 10,000 lekë).

Pozicioni i PD-së për këtë shqetësim

Për rritjen e kostove të biznesit në pagesat e kontributeve të sigurimeve, ka munguar zëri institucional i PD-së në Kuvend. Zero deklarata për këtë çështje nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Asnjë diskutim në komisionin e ekonomisë. E gjithë strategjia dhe energjia e opozitës u fokusua tek “paqja fiskale”, ku PD më tepër humbi pikë se sa fitoi. Opozita ishte e përgatitur për ta kundërshtuar amnistinë e Ramës. Duke u kapur pas aspekteve anësore, duke këmbëngulur në kërkesa të tilla si “na jepni listën e biznesmenëve që përfitojnë”, PD tregonte se thjesht po lante gojën.

I vetmi deputet i PD që propozoi amendament për këtë çështje ishte Igli Cara. “Fondi prej 1 000 milionë lekësh, i parashikuar në programin buxhetor “Tregu i punës” që përdoret për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit për koston shtesë, që krijohet si rezultat i rritjes së pagës minimale, propozojmë ta shtojmë në 9 miliardë lekë”. PS e hodhi propozimin në kosh, por nëse PD ngre zërin fort, kjo mund të ndryshojë.

Opozita nuk e kupton se me këtë lëvizje mbi 200 mijë biznese qindra mijëra të punësuar në sektorin privat do të rreshtoheshin në krah të saj. Ka kohë për ta ndryshuar. Buxheti ndryshon me akte normative, nëse ka presion. Për momentin zëri i opozitës është i mekur!

gijotina.com/

Të Lidhura

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

nga 27
23:38 | 07/01/2026
0

Erling Haaland u rikthye në formën e tij të shënimit me golin e tij të 150-të kundër Manchester Cityt –...

Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

nga 27
22:42 | 07/01/2026
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka...

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

nga 27
22:06 | 07/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet...

Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja –

nga 27
21:52 | 07/01/2026
0

Java e 19 e kampionatit italian përkon me një frenim të fortë të Napolit ndaj Veronës. Në Maradona Stadium skuadra...

Para
Për çfarë na duhet tryeza? –

Për çfarë na duhet tryeza? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

23:38 | 07/01/2026
Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

22:42 | 07/01/2026
“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

22:06 | 07/01/2026

Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja –

21:52 | 07/01/2026
Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani –

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani –

21:38 | 07/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –
  • Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –
  • “Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –
  • Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja –
  • Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani –
  • Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –
  • Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com