Ina Kollçaku, konkurentja e “DWTS” e cila u eleminua të premten nga spektakli, ka rrëfyer në “Fan Club” debatin që ka pasur me Valbona Selimllarin
Ina shprehet se Valbona nuk e ka pëlqyer atë që në fillim të spektaklit dhe këtë gjë e ka vënë re edhe nga shikimet që ka bërë kur shkëmbeheshin nëpër korridoret e Top Channel.
Kiara Tito: Një pikë tjetër e fortë e jotja është që ke replikuar me jurinë dhe ke marrë përsipër këtë rrezikun që mund të të ulin në një farë mënyre pikët. Valbona për shembull është një njeri i qetë, ama në debatin me ty shpërtheu.
Ina Kollçaku: Ne kemi mësuar shumë gjëra nga Valbona që ka qenë soliste gjimnaste dhe që shpërthen. Më vjen mirë që këtë edicion ka vendosur të tregojë të gjitha sekretet e veta. Le të themi që unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë nga Valbona që në fillimin e kompeticionit, që nga shikimet që kishte kur haseshim nëpër korridore. Thjesht e kupton kur një njeri të pëlqen dhe një njeri nuk të pëlqen. Arti është subjektiv kështu që e respektoj subjektivitetin e një njeriu që nuk të pëlqen dhe sigurisht që çfarëdo që të bëj, edhe çudinë më të madhe në skenë, thjesht nuk të vjen sepse ti këtë person nuk e pëlqen.