Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, nuk mori pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike.
Topalli u shpreh që arsyeja se përse ajo nuk iu bashkua sot tubimit të organizuar nga Partia Demokratike është pjesëmarrja e saj në punimet e Asamblesë së NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.
Ndërkohë mësohet gjithashtu se në këtë protestë ka munguar edhe Majlinda Bregu, për shkak të një vizite të saj në SHBA.