Nënat e zemëruara sulmuan online Victoria Beckham, pasi shpërndau një foto të saj duke puthur vajzën 4 vjeçe në buzë. Të shtunën, 42-vjeçarja postoi një foto të ëmbël të saj duke puthur Harper të shoqëruar me një mbishkrim: “Gëzuar Ditëlindjen vogëlushe ne të gjithë të duam shumë. Puthje nga mami”.
Komentuesit e rrjeteve sociale nuk ishin aspak dakord me faktin që një nënë puth vajzën e saj në buze. Një prej tyre e quan “të çuditshme” puthjen nënë-bijë në buzë, ndërkohë që një tjetër arrin deri aty sa ta cilësojë si “perverse”.
Megjithatë, nëna e katër fëmijëve u përball me reagime të ashpra tronditëse, kështu që prindërit treguan solidaritet duke postuar fotot e tyre duke puthur fëmijët në buzë. Këta të fundit e cilësonin një veprim të tillë si normal.
“Duhet të hapni sytë dhe të kuptoni dashurinë pa kushte që ekziston midis prindit dhe fëmijës. Mos e interpretoni këtë gjë si diçka që nuk është”, u shpreh një nga fansat e shumtë të Victoria Beckham.