Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të Hënë se emergjencë e emergjencave është situata ekonomike në vend.
“Shqiptarët janë në një krizë shumëplanëshe, dimensioni më ulëritës është i varfërisë dhe mjerimit i cili s’po shihet dot sa i madh është. Një familjar po më tregonte një mik dje, bashkëshortja dhe ai me rroga 600 mijë lekë, s’u japim dot fëmijëve mish më shumë se 2 ose 3 herë mish në muaj. Imagjinoni për të tjerë ça bëhet. S’ka diskutim që emergjencë e emergjencave është dhimba ekonomike”, tha Berisha në emisionin “Top Story” me Grida Dumën.
“Çështjen e antikrizës e kam paraqitur shumë herët dhe kur u miratua buxheti i fundit opozita paraqiti 26 ose 27 amendamente, ishin një paketë antikrizë”, shtoi ai.