Ja çfarë ka bërë kreu i Kadastrës në Vlorë, kufizoi veprimet kadastrale mbi resortin “Folie Marine”, – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë ka bërë kreu i Kadastrës në Vlorë, kufizoi veprimet kadastrale mbi resortin “Folie Marine”,

21:05 | 04/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Taulant Canameti, i cili ishte komanduar përkohësisht drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, është zëvendësuar të martën nga Bilbil Aliaj, pasi siç mësohet nga BIRN regjistroi një vendim të Gjykatës së Lartë që pezullonte veprimet mbi resortin Folie Marine.

Canameti pati marrë detyrën si i komanduar në tetor 2019, pas përplasjeve të vazhdueshme të zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me zyrën qendrore për regjistrimin e vendimi të 23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Vendimi, i cili pezullonte një vendim të Gjykatës së Apelit mbi dhjetëra hektarë përfshi sipërfaqen në të cilën ngrihet një pjesë e resortit luksoz “Folie Marine” dhe ku qeveria ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë “Soleil & Sea”, kundërshtohej nga Kristo Gjoka, i cili kishte fituar pronësinë në Gjykatën e Apelit. Pronësia e Gjokës kontestohet nga Avokatura e Shtetit dhe po ashtu biznesmeni Alban Xhillari, i cili është pas projekteve për resortin turistik. Palët siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm kanë bërë një sërë padish dhe kanë ngritur akuza penale ndaj njëra tjetrës.

Përplasja- sipas dokumenteve që BIRN ka siguruar- është fokusuar kryesisht mbi pronësinë e 1.6 hektarëve truall, mbi të cilat është ndërtuar klubi i natës ‘Folie Marine’ dhe dy godina pjesë të së njëjtit kompleks turistik. Mbi të njëjtën pronë, kompanisë ‘Soleil & Sea’ i është dhënë nga qeveria statusi i ‘investitorit strategjik’ dhe po ndërton aty një fshat turistik të njohur si ‘Soleil Village’.

Vlera e këtij investimi, sipas Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama është 67 milionë euro. Qeveria merr përsipër edhe mbështetjen e investitorit në problemet e pronësisë ndaj palëve të treta, por konflikti për këtë pronë duket se doli jashtë kontrollit.

BIRN mësoi të martën, se para se të largohej Canameti ka regjistruar kufizimet mbi këtë pronë, bazuar mbi vendimin e 23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Geron Gumbardhi, avokati i familjes Gjoka, e cila e kundërshton regjistrimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe pati paditur Canametin për një tentativë për ta kryer këtë regjistrim gjatë kohës që ishte zëvendës drejtor, konfirmoi se kufizimet mbi pronën ishin miratuar.

Koha e regjistrimit nuk është e qartë, por vendimi nuk ishte regjistruar deri në dhjetor të vitit që shkoi. Canameti nuk qe i arritshëm për një koment.

BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se mosregjistrimi i vendimit të Gjykatës së Lartë ishte i lidhur me shkarkimin dhe dorëheqjen e 4 drejtuesve të ASHK-së Vlorë të cilët patën refuzuar të bënin regjistrimin. Që prej 8 shtatorit 2019 deri në 6 tetor dhanë dorëheqjen apo u larguan Drejtori Florian Alimadhi, ish-drejtori dhe më pas nëndrejtori Klodian Troci, juristi Alteo Nazëraj dhe drejtoresha Elona Hodaj (Kurti).

Canameti, i cili u emërua fillimisht si zëvendësdrejtor i Hodajt, u përpoq ta regjistronte vendimin duke përdorur kompetencat që i ishin deleguar më 30 shtator 2019, por ky regjistrim u shfuqizua nga  Hodaj vetëm 24 orë pasi ai ishte firmosur. Hodaj urdhëroi anulimin e urdhërit dhe fshirjen e shënimeve të bëra në regjistrin hipotekor. Pak ditë pasi firmosi këtë anulim, më 6 tetor 2019, Hodaj dha dorëheqjen, ndërsa Canameti mori postin e saj.

Palët në konflikt ndërkohë i kanë bërë njëra tjetrës një sërë kallëzimesh. Kristo Gjoka, i cili fitoi të drejtat mbi pronën me vendim e shkurtit 2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë, akuzon në një kallëzim penal biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.

Biznesmeni Xhillari është kundërpërgjigjur po ashtu me kallëzim penal ndaj Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Kallëzimi që Xhillari ia vuri në dispozicion BIRN është firmosur në emër të kompanisë Kempixh – një shoqëri të cilën ai e ka zotëruar dikur dhe që ka në pronësi disa prej godinave në resortin turistik.

Etiketa: Agjencisë Shtetërore të KadastrësBIRNFolie MarineKadastrës në VlorëTaulant Canameti

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Aksioni “Anti KÇK”, Doda: Një shpikje ordinere që nuk i përket politikës, refuzoj të flas për të (film)

Aksioni "Anti KÇK", Doda: Një shpikje ordinere që nuk i përket politikës, refuzoj të flas për të (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com