Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që ka bërë bujë në Itali, por ka kaluar thuajse pa asnjë informacion për publikun shqiptar. Kompania italiane që zotëron 49% të aksioneve, e njohur më parë si AGSM AIM, ka ndryshuar emrin në Magis, një rebranding që sipas drejtuesve të kompanisë synon të pasqyrojë një identitet modern dhe ambiciet strategjike të grupit italian në tregun kombëtar.

Ndërkohë, qytetarët e Tiranës dhe institucionet shqiptare duket se nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë mbi këtë ndryshim. Për më tepër, asnjë njoftim publik apo raport i detajuar mbi financat dhe aksionet e kompanisë nuk është shpërndarë, duke lënë pa sqarim rolin e partnerit privat dhe ndikimin e tij në shërbimet publike që ofron Eco Tirana.

Historia e lidhjes italiane me Eco Tirana fillon në vitin 2016, kur Bashkia e Tiranës dhe struktura italiane AGSM Holding Albania krijuan kompaninë. Bashkia mban 51% të aksioneve, ndërsa 49% mbahen nga struktura italiane, që shërbente si ndërmjetës për kompanitë italiane si AGSM AIM. Objekti i AGSM Holding Albania ishte drejtimi dhe menaxhimi i pjesëmarrjeve në shoqëri të tjera për ofrimin e shërbimeve publike, duke përfshirë edhe Eco Tirana.

Gjatë viteve, strukturat italiane kanë ndryshuar disa herë, duke filluar me AGSM Holding Albania, që hyri në likuidim në 2021, më pas pjesëmarrjen e mori AGSM AIM, dhe në fund ky subjekt ndryshoi emrin në Magis në fund të 2025. Ky proces i vazhdueshëm i ndryshimeve emrash dhe kompanish ka ndodhur brenda pak vitesh dhe nuk është shoqëruar me informacione të qarta për qytetarët shqiptarë, të cilët janë palë e drejtpërdrejtë në këtë partneritet publik-privat.

Në Itali, ndryshimi i emrit ka shkaktuar debat të gjerë. Media italiane, si Verona News dhe TVI Web, kanë raportuar kritikë të forta ndaj rebranding‑ut, duke e cilësuar si një “shkrirje të një identiteti historik” dhe kanë kërkuar shpjegime për logjikën dhe nevojën reale të këtij ndryshimi. Kritikat janë fokusuar në mungesën e transparencës financiare dhe raportimit të detajuar të aktiviteteve, tenderëve dhe investimeve të grupit italian, përfshirë lidhjen me Eco Tirana. Një nga kritikat më të forta ka ardhur nga këshilltarja bashkiake e Veronës, Patrizia Bisinella, e cila ka ngritur dyshime të forta mbi arsyet dhe transparencën e këtij rebranding-u.

Në një deklaratë publike ajo shprehet se “Agsm Aim mund të kishte përditësuar logon pas bashkimit të vitit 2021, kjo do të ishte e kuptueshme. Por këtu bëhet fjalë për diçka tjetër: pse duhet ndryshuar emri? Cila është arsyeja reale pas një rebranding-u që duket pa logjikë, pa nevojë dhe mbi të gjitha pa transparencë?”

Bisinella thekson gjithashtu se ndryshimi i emrit prek identitetin historik të kompanisë:

“Po flasim për një kompani të lindur në vitin 1898, e rrënjosur historikisht në territorin e Veronës. Fshirja e këtij identiteti me arsyetimin se duhet të konkurrohet më mirë në tregun kombëtar duket një operacion jo i qartë dhe vështirë i kuptueshëm.”

Këshilltarja ka ngritur edhe çështjen e kostove të këtij operacioni, duke kërkuar sqarime në këshillin bashkiak për mënyrën se si është marrë vendimi dhe për procedurën e zgjedhjes së agjencisë që ka realizuar markën e re.

“Nga informacionet e medias lokale rezulton se vetëm krijimi i emrit të ri mund të ketë kushtuar rreth një milion euro. Një shpenzim i madh në një moment kur familjet dhe bizneset përballen me rritje të faturave të energjisë.”

Për këtë arsye ajo ka kërkuar një interrogazione urgjente në këshillin bashkiak, për të sqaruar: pse u vendos ndryshimi i emrit, cilat analiza ekonomike e justifikojnë këtë vendim, dhe cilat janë kostot reale të gjithë operacionit të rebranding-ut.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e kompanisë dhe disa përfaqësues institucionalë kanë mbrojtur vendimin. Sipas tyre, emri Magis është zgjedhur për të krijuar një identitet më të fortë në tregun kombëtar dhe për të shoqëruar planin e ri industrial të kompanisë

Analizat e pasqyrave financiare të AGSM AIM tregojnë se Eco Tirana përbën një komponent të investimeve dhe kredive infragrupe, por nuk jepen detaje të qarta për ndikimin financiar dhe operativ në projektet shqiptare. Kjo lë hapësirë për dyshime mbi mënyrën se si fonde publike shqiptare përdoren në këtë partneritet, ndërkohë që qytetarët nuk kanë asnjë informacion mbi marrëveshjet financiare apo kontratat që lidhen me pjesëmarrjen italiane.

Ky debat publik në Itali krijon një kontrast të fortë me situatën në Shqipëri. Ndërsa në Verona një ndryshim emri ka prodhuar diskutim politik, pyetje në këshillin bashkiak dhe kërkesa për transparencë mbi kostot dhe arsyet strategjike, në Tiranë ndryshimi i emrit të ortakut italian që zotëron 49% të Eco Tirana nuk është shoqëruar me asnjë debat publik apo informacion institucional.

Eco Tirana është një partneritet publik-privat ku Bashkia e Tiranës zotëron 51% të aksioneve, ndërsa partneri italian mban 49% të kuotave. Askush nuk di me saktësi se si funksionon marrëveshja, pse një kompani private mban 49% të kuotave në një shoqëri publike, apo se si ndikojnë këto vendime në menaxhimin e shërbimeve të qytetit dhe përdorimin e fondeve publike.

Magis është një emër i ri, por realiteti i llogaridhënies, i transparencës dhe i ndikimit të tij mbi Eco Tirana mbetet i panjohur për publikun shqiptar, ndonëse dihet që ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në 49% të kuotave të kompanisë

Të Lidhura

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

nga 27
21:31 | 16/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën...

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Para
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com