Dy trena që po udhëtonin në drejtime të kundërta por në të njëjtin binar janë përplasur në Pulia të Italisë rreth orës 11: 30.
Mediat lokale flasin për dhjetëra persona të vdekur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima.
Komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Riccardo Zingaro, ka deklaruar se ka shumë të vdekur dhe të tjerë të plagosur.
“Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, ka thënë zyrtari.
Nga ana tjetër, Kryeministri Italian, Mateo Renzi është shprehur se kjo ngjarje është një moment i trishtë për vendin.