Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali ku mësohet se një 41-vjeçare ka vrarë dy vajzat e saj e më pas ka tentuar të vetëvritet.
Bëhët me dije se Giuseppa Savatta, vrau dy vogëlushet,7 dhe 9 vjeç duke i helmuar me detergjent zbardhues, e më pas tentoi të hidhej nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese në një qendër historike të qytetit.
Raportohet se ka qenë burri i saj, Vincenzo Trainito, 48 vjeç, ai që i kishte gjetur dy vajzat e tij të pajeta. Ndërkohë, gruaja, e cila thuhet se vuante prej kohësh nga depresioni, kishte pirë zbardhues para se të tentonte vetëvrasjen.
Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nëna tashmë është ndaluar.