Një i moshuar italian ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele, në plazhin e Çentralit në Sarandë. Sipas bluve, 77-vjeçari G.V ka humbur jetën si pasojë e një infarkti teksa ka qenë duke qëndruar në breg të detit.
“Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.”-njofton policia.