Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është ndaluar të hyjë në Serbi.
Jahjaga ka deklaruar se përgatitjet për vizitën e saj janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e zyrtarëve të lartë.
“Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshje, duke shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time”, ka thënë Jahjaga.